Shqiptarët ‘pushtojnë’ Dortmundin, 50 mijë tifozë në debutimin ndaj Italisë

Edhe pak ditë na ndajnë nga eventi më i madh sportiv në kontinent, Euro 2024. UEFA dhe autoritetet gjermane po përgatiten që mbi 50,000 tifozë të Shqipërisë të marrin pjesë në ndeshjen e së shtunës në Euro 2024 kundër Italisë në Dortmund, thanë burimet për ESPN, në atë që do të jetë kontigjenti më i madh udhëtues i çdo skuadre tjetër përveç vendit pritës.

Në vendin ballkanik, interesimi për Kombëtaren është tejet i madh. Kryeministri shqiptar Edi Rama ka pezulluar parlamentin e vendit për 10 ditë për të mundësuar që mbi 100 ministra dhe parlamentarë të marrin pjesë në ndeshjet e grupit B të ekipit kundër Italisë, Kroacisë dhe Spanjës.

Edhe pse Signal Iduna Park, stadiumi vendas i Borussia Dortmundit, mban rregullisht mbi 81,000 spektatorë për ndeshjet e klubit, vendi do të ketë një kapacitet të reduktuar prej 62,000 vendesh gjatë Euro 2024 dhe burimet e UEFA-s kanë thënë se një numër i madh biletash të seksionit neutral për ndeshjen hapëse të Grupit B janë blerë nga tifozët shqiptarë.

Shumë banorë shqiptarë në Gjermani kanë blerë biletat për paraqitjen e parë të vendit në turne të madh që nga Euro 2016, ndërsa kampionia e Europës në fuqi, Italia pritet të mbështetet nga më pak se 10,000 tifozë, për shkak të shumicës dërrmuese të biletave të blera nga tifozët shqiptarë.

Mbi 100 mijë tifozë skocezë priten në Gjermani gjatë turneut, ndërsa burimet kanë thënë se Anglia, Holanda dhe Polonia do të ndiqen në numër të madh edhe nga tifozët udhëtues.

Dhe ndeshjet e Grupit F të Turqisë kundër Gjeorgjisë, Portugalisë dhe Çekisë do të mbizotërohen nga një numër i madh tifozësh turq për shkak se Gjermania është shtëpia e mbi 7 milionë njerëzve me origjinë turke.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

Shqiptarët ‘pushtojnë’ Dortmundin, 50 mijë tifozë në debutimin ndaj Italisë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook