Sot homazhet për ish-kryebashkiakun Sejdini/ “Na i bënte më të lehta sfidat në politikë”, Veliaj: Do ta kujtoj për zemrën e bardhë dhe batutën e fortë

Po mbahen sot homazhe në nder të ish-kryebashiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini.

Mes shumë figurave të politikës pjesë e homazheve që po mbahen në teatrin Skampa të Elbasanit, ishte dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili vlerësoi figurën e Sejdinit.

“Ngushëllime familjes dhe qytetarëve të Elbasanit. Qazimi ka qenë aty që kur shumë prej nesh ishin fillestar në politikë. Kujtoj gjithmonë me shumë dashuri humorin dhe se si na e bënte me të lehtë ato sfida që na dukeshin të mëdha sa bota. Do ta kujtoj për zemrën e bardhë, batutën e fortë dhe për dashurinë e madhe për ata që punoj”, tha Veliaj.

Kujtomë se Sejdini u nda nga jeta dje në moshën 73-vjeçare pas një beteje me një sëmundje të rëndë.

()

Arena e Lajmit

Sot homazhet për ish-kryebashkiakun Sejdini/ “Na i bënte më të lehta sfidat në politikë”, Veliaj: Do ta kujtoj për zemrën e bardhë dhe batutën e fortë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook