Tabaku: Shqipëria duhet të bëj kujdes në afrimin e investimeve të huaja dhe të ruhet nga vendet me tendenca malinje

Deputetja e PD, Jorida Tabaku, ka qenë e pranishme së bashku me një numër deputetësh nga parlamenti shqiptar në një konferencë mbi Mekanizmat e Mbikqyrjes së Investimeve të Huaja në Shqipëri.  Ajo ka postuar në rrjetet sociale postimin dhe diskutimet në këtë konferencë ku i pranishëm ka qenë dhe Deleguari me Punë i SHBA David Wisner.

Gjatë fjalës së saj në konferencë deputjta Tabaku u shpreh se është e rëndësishme që Shqipëria të marrë masa parandaluese nga investimet në pikat kyçe prej bizneseve që vijnë nga vendet jo miqësore me Shqipërinë dhe që përbëjnë një kërcënim për NATO de jo vetëm. Tabaku u shpreh se është e nevojshme që Shqipëria të ketë një mënyrë dhe formë parandaluese për këto ndërhyrje duke nënvizuar rëndësinë e legjislacionit.

Si kryetare e Komisionit të Çështjeve Europiane, Tabaku u shpreh se do të shihte mundësinë se si mund të nduhmohej procesi parandalues. Ajo u shpreh se ka një mënyrë se si Shqipëria mund të operojë duke marrë shembullin më të mirë nga legjislacioni i BE dhe më tej dhe nga SHBA. Tabaku u shpreh se jo rrallë burimet kryesore të natyrës në vend apo portat hyrëse kanë qenë nën drejtimin e këtyre kompanive me origjinë nga vende të dyshimta për Shqipërinë dhe perëndimin.

Postimi i plotë i deputetes së PD, Jorida Tabaku:

Kënaqësi të isha pjesë e konferencës për Mekanizmin e Mbikqyrjes së Investimeve në të cilën pata mundësinë të diksutoja përpara Departamentit të Shtetit mbi Byronë dhe Çështjet Ekonomike në SHBA, charges d’affair të SHBA z. Ëisner dhe kolegë të parlamentit mbi rëndësinë e mjeteve dhe mënyrave për të ruajtur sigurinë tonë kombëtare nga sulmet dhe goditjet e furishme të vendeve armiqësore me ne.

Një nga mënyrat se si mund t’ia arrijmë kësaj është duke implementuar politika dhe forma të testuara në Bashkimin e Europian dhe SHBA për të hetuar me kujdes çdo propozim të huaj që na vjen në sektorët kyç të ekonomisë dhe pasurive tona kombëtare.

Na duhet të mbrojmë vendin tonë nga rreziqet e ndikemeve malinje të vendeve jo miqësore. Një Shqipëri e fortë do të thotë një rajon i fortë. Një Shqipëri e suksesshme do të thotë një shoqëri më pranë qëllimeve tona gjeostrategjike.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

Tabaku: Shqipëria duhet të bëj kujdes në afrimin e investimeve të huaja dhe të ruhet nga vendet me tendenca malinje

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook