Agjentët e Policisë Kombëtare Spanjolle arrestuan në Valencia një 43-vjeçar me origjinë shqiptare si autor të dyshuar të një vrasjeje të mbetur në tentativë, pasi ka përplasur me dashje dy persona në një ‘motorr.
Ngjarja ka ndodhur më 27 prill, rreth orës 21.00, në Aragón Avenue në Valencia, kur një automjet me shpejtësi të madhe iu afrua një motoçiklete të marë me qira, duke goditur dy personat që ndodheshin në të.
Automjeti më pas iku në drejtim të Gran Vía Marqués del Túria, duke kaluar semaforët e kuq në rrugën e tij, duke vënë në rrezik këmbësorët që po kalonin nëpër zonë.
Disa dëshmitarë kanë ndihmuar të rinjtë dhe kanë lajmëruar Policinë.
Të aksidentuarit kanë pësuar lëndime dhe djegie, njëri prej tyre ka frakturë në qafë dhe këmbë, duke u shtruar në spital.
Pas asaj që ndodhi, grupi i Policisë Gjyqësore Exposició nisi hetimet për zbardhjen e fakteve dhe pas punës shteruese u identifikua si mjeti ashtu edhe pronari i tij. Më pas, këta agjentë gjetën autorin, i cili u arrestua për veprën penale të vrasjes në tentativë dhe një tjetër kundër sigurisë në komunikacion.
I arrestuari me precedentë policor është vënë para drejtësisë.