Aksident me vdekje te Ura e Shkozës, makina përplas biçikletën, humb jetën 76-vjeçari

Aksident me vdekje te Ura e Shkozës në Tiranë.

Ngjarja ndodhi në bulevardin “Zhan D’ark”.

Gazetari Igli Çelmeta, duke iu referuar burimeve policore, raporton se automjeti me targa TR 6509 H, me drejtues shtetasin Gezim Marashi ka përplasur shtetasin Vlash Sokoli, 76 vjeç i cili ka qenë me biçikletë. Mësohet se 76-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje.

“Më datë 14.06.2024, rreth orës 08:20, te rrethrrotullimi Shkozës, shtetasi G. M., 55 vjeç, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar, që lëvizte me biçikletë, i cili si pasojë e aksidentit ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.”. sqaron policia.

Arena e Lajmit

Aksident me vdekje te Ura e Shkozës, makina përplas biçikletën, humb jetën 76-vjeçari

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook