“Alarm fals”, Spalletti rigjen titullarët, Barella-Frattesi nga minuta e parë, në në dyshim vetëm Fagioli

Italia “ndez motorët” në vigjilje të sfidës debutuese në “Euro2024”, atë kundër Shqipërisë. Në fillim situata dukej alarmante, me Spallettin që e shqetësonin disa titullarë, por një ditë përpara përballjes me kuqezinjtë, tabloja është me e qartë, Spalletti ka në dispozicion thuajse formacionin e plotë, në dyshim vetëm Nicolo Fagioli.

Dilema më e madhe ishte Barella, por në seancën e fundit, mesfushori i Inter u stërvit me kohë të plotë, së bashku me pjesën tjetër të ekipit. Jo vetëm është rikuperuar, por sipas mediave italiane, Barella është projektuar titullar përballë Shqipërisë. I rikuperuar plotësisht është Frattesi, me mesfushorin e Inter që pritet të zbres në fushë nga minuta e parë.

Në këtë mënyrë trajneri Spalletti ka kristalizuar edhe formacionin e tij tip për sfidën kundër Shqipërisë: Donnaruma, Di Lorenzo, Calafiori, Bastoni, Dimarco; Barella, Jorginho; Chiesa, Frattesi, Pellegrini; Scamacca.

()

Arena e Lajmit

“Alarm fals”, Spalletti rigjen titullarët, Barella-Frattesi nga minuta e parë, në në dyshim vetëm Fagioli

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook