“Bëjmë histori së bashku”, Tring u dhuron shqiptarëve ëndrrën kuqezi. Kampionatin Evropian të Futbollit mund ta ndiqni në platformën më prestigjioze në vend

Sot në mbrëmje nis aventura më e bukur sportive e kësaj vere, Euro 2024, që premton emocione të forta. Kampionatin evropian të futbollit, do të mund ta ndiqni të plotë dhe ekskluzivisht në Tring, platformën që zotëron platformën më prestigjioze sportive në vend.

Tring 1
Tring 1

Nën moton “bëjmë histori së bashku”, Tring u dhuron shqiptarëve kudo që ndodhen ëndrrën kuqezi, për çdo abonim dhe riabonim, pasi Euro 2024 na gjen më krenarë se kurrë, me djemtë e kombëtares në një sipërmarrje historike. Në fushat e blerta gjermane, ata do të jenë 11, por pas tyre zemrat peshë të 10 milionë shqiptarëve kudo nëpër botë, të gjithë të bashkuar para ekranit të Tring, me dy kanale të dedikuara, Klan Sport 1 dhe Klan Sport 2, të cilat do të transmetohen ekskluzivisht dhe vetëm në këtë platformë, nw paketat tokwsore, satelitore dhe OTT.

Tring2
Tring2

51 ndeshje, 24 skuadra dhe një qëllim i vetëm, ngritja e trofeut.
Në fushë do të zbresin më të mirët, mbi supet e tyre e gjithë pesha e ëndrrave të qindra milionë njerëzve.
Ndaj, mbathni fanellat kuqezi dhe pranoni ftesën e Tring për të qenë pjesë e festës më të madhe sportive evropiane dhe për të shkruar së bashku historinë… Me Tring, zemrat rrahin kuqezi!

Arena e Lajmit

“Bëjmë histori së bashku”, Tring u dhuron shqiptarëve ëndrrën kuqezi. Kampionatin Evropian të Futbollit mund ta ndiqni në platformën më prestigjioze në vend

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook