“Grup delikat, luftojmë për çdo pikë”, Sylvinho motivon kuqezinjtë: Italia kockë e fortë, por jemi të përgatitur (E plotë)

Shqipëria është më gati se asnjëherë për të treguar veten. Kuqezinjtë nisin Europianin në ndeshjen ndaj Italisë, në takimin që do luhet të shtunën në Dortmund. Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho u shfaq në konferencën për shtyp, në këtë pasdite.

“Jam i lumtur që jam këtu. Çdo gjë ka qenë e vështirë, për mua është nder të jem këtu. Ne jemi në një grup të vështirë. Kam gati formacionin.

Më vjen keq që kapiteni nuk ka luajtur në 2016. Gjimshiti ka mundësinë të jetë këtu. Me të vërtetë e meriton të jetë këtu.

E dijmë që ka shqiptarë gjithandej. Për ne është përgjithësi e madhe që të përfaqësojmë këta njerëz. Në masën më të madhe, stadiumi do jetë kuqezi, kjo shton përgjegjësinë te ne.

Italia është top-skuadër. Ne do synojmë të dalim me pikë. E dijmë që ata kur të futen në fushë, do futen për fitore dhe natyrisht për të triumfuar në ktë kompeticion.

“E dijmë se çfarë ndeshje na pret. Ne do shkojmë dhe do luftojmë për secilën pikë. Është një garë e vështirë, nuk është e lehtë. Çdo gjë mund të ndodhë, ne do provojmë.

Jemi përgatitur për këtë ndeshje, po e bëjmë diçka të tillë prej një jave. Kemi menduar për mënyrën sesi të luajmë. Duam të luajmë mirë, kjo është dëshira që kemi.

Lojtarët po më duken mirë në aspektin fizik.

Nuk kam folur me Roberton Mancinin për 6 muajt e fundit. Ai bëri një punë të mrekullueshme duke fituar Europianin. E njoh prej 20 vitesh dhe ekziston diferencë e madhe midis Italisë së tanishme dhe asaj të tij. Italia ka lojtarë të mrekullueshëm. Kanë shpejtësi, shkathtësi. Kanë trajner të mrekullueshëm.

Daku dhe Mitaj- Daku është lojtar mjaft i mirë. Ai dhe Mitaj mund të përmirësohen në Rusi. Ata mund të forcohen si lojtar të fuqishëm.

Mitajn e dua, e kam sjellë që kur ishte 19 vjeç. E di që mund të na ndihmojë” – tha ai.

(J.S/)

Arena e Lajmit

“Grup delikat, luftojmë për çdo pikë”, Sylvinho motivon kuqezinjtë: Italia kockë e fortë, por jemi të përgatitur (E plotë)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook