Më shumë tifozë kuqezi nesër në stadiumin e Dortmundit, Rama: Shqipëria e ka fituar Europianin e saj, s’ka më asgjë për të humbur

Nesër padyshim të gjithë sytë e shqiptarëve janë nga Gjermania, atje ku do të luaj kombëtarja shqiptare e futbollit përballë Italisë.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për këtë event historik për shqiptarët, ndërsa thekson se Shqipëria e ka fituar Europianin e saj dhe s’ka më asgjë për të humbur.

REAGIMI I RAMËS
Natyrisht🤩
50 mijë shqipe dhe 31 mijë azzuri në shkallët e arenës së Dortmundit nesër, ku i famshmi Mur i Verdhë i Borussias do të zëvendësohet për një natë nga Dallga Kuqezi e Shqipërisë🇦🇱❤️🦅
Shqipëria e ka fituar Europianin e saj dhe s’ka më asgjë për të humbur, prandaj cilidoqoftë rezultati i ndeshjes mbrëmja e nesërme do të mbetet jo vetëm në historinë e futbollit shqiptar, po edhe në kujtesën e 10 milionë shqiptarëve⚽️🇦🇱😍🇪🇺

Arena e Lajmit

Më shumë tifozë kuqezi nesër në stadiumin e Dortmundit, Rama: Shqipëria e ka fituar Europianin e saj, s’ka më asgjë për të humbur

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook