Pritjes i erdhi fundi. Shqipëria dhe Italia përballen në Dortmund, në sfidën e Euro 2024. Kuqezinjtë do kërkojnë të dalin me pikë, në një takim mjaft delikat. Më pas, ekipi i Sylvinhos do sfidojë Kroacinë, ndërsa takimi i fundit në grupe është ndaj Spanjës. I dërguari i News 24 në Gjermani, Kristi Sejetllari tregon për situatën në prag të Euro 2024.
“Ndryshimi i skemës nga 4-2-3-1 në 4-3-3 / Në stërvitjet e bëra në ditët e fundit, kanë qenë shumë hermetikë. Është e vështirë të zbulosh skemën e Sylvinhos. Janë dy opsione, pra këto dy skema. Lacci mund të rikthehet në mesfushë, ndërsa merret në konsideratë spostimi i Bajramit – tha ai.
(J.S/)