“Përgatitjet po shkojnë si duhet, kushtet perfekte”, Kodra për News 24: Presim numër të madh tifozësh ndaj Italisë

Shqipëria është në një grup në Europian me Kroacinë, Spanjën dhe Italinë. Drejtori i departamentit për mediat në FSHF, Fatjon Kodra në një intervistë për News 24, tregoi për kushtet e stërvitjes dhe për numrin e tifozëve që pritet për ndeshjen ndaj italianëve.

“Përgatitjet po shkojnë shumë mirë. Qëndra stërvitore i plotëson kërkesat e stafit teknik. Kemi edhe palestër, ku stërvitet skuadra. Këtu ka shumë ambiente sportive.

Ketu ka plot ambiente ku mund të kalojnë kohën e lirë. Zakonisht, mund t’i shikosh duke luajtur Ping-Pong. Koha e lirë është e pakët.

Që ditën e parë që arritëm këtu, pamë një numër të madh tifozësh. Kjo gjë ndodh çdo ditë, shikojmë tifozë që thërrasin emrin e lojtarit që po kalon.

E ëvshtirë për të përcaktuar numrin e tifozëve. Duke parë interesimin e madh, ne presim një numër të madh. Kështu ndodhi edhe në Euro 2016” – tha ai.

(J.S/)

Arena e Lajmit

“Përgatitjet po shkojnë si duhet, kushtet perfekte”, Kodra për News 24: Presim numër të madh tifozësh ndaj Italisë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook