Seanca në Apel, Beleri: U arrestova në emër të Kryeministrit

Fredi Beleri, kryetari i zgjedhur i bashkisë së Himarës, së fundmi edhe eurodeputet i zgjedhur me siglën e partisë greke, Nea Demokracia, e ka konsideruar arrestimin e tij në 12 maj 2023, si politik.

Në seancën që po zhvillohet në Apelin e GJKKO-së, beleri, ashtu si edhe avokatja e tij, i ka konsideruar provat të manipuluara. Ai ka kërkuar nga trupi gjykues që të japin një vendim të drejtë në mënyrë që të kenë të qetë ndërgjegjen.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për Arena e Lajmit, se gjatë fjalës së tij, Fredi Bleri tha “jam arrestuar në emër të kryeministrit  dhe provat janë manipuluar. Unë ndërgjegjen e kam të qetë dhe ju kur të shpallni vendimin ta keni të qetë ndërgjegjen tuaj”

Arena e Lajmit

Seanca në Apel, Beleri: U arrestova në emër të Kryeministrit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook