Sezoni turistik/ Nga nesër efektivët e Policisë së Shtetit do të punojnë 12 orë në ditë për tre muaj, do të paguhen për të gjitha orët shtesë

Duke nisur nga nesër datë 15 qershor, efektivët e Policisë së Shtetit përgjatë tre muajve të verës në sezonin turistik do të punojnë 12 orë në ditë.

Çdo vit për mbarëvajtjen e sezonit turistik në zonat bregdetare dërgoheshin efektivë nga Tirana për shërbime gjatë sezonit turistik, por këtë vit nuk do të ndodhë, efektivët në të gjithë vendin do të punojnë 12 orë në ditë për të përballuar sezonin turistik.

Gazetari Igli Çelmeta rapotoi për News24 se me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku është hequr kufizim i pagesës së orëve shtesë, ku efektivët paguheshin vetëm 16 orë shtesë në muaj.

Tashmë përgjatë tre muajve efektivët do të paguhen për të gjitha orët shtesë, ku në një muaj do të paguhen përveç pagës edhe 104 orë të tjera shtesë.

Urdhri i firmosur nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku hyn në fuqi nga data 15 qershor deri më 15 shtator. Po ashtu më datë 1 korrik hyn në fuqi edhe rritja e pagave për punonjësit e policisë dhe do t’u paguhen edhe 6 muajt e parë të vitit 2024 lekët e ushqimeve dhe sipas ministrisë së Brendshme nga 1 korriku lekët e ushqimeve efektivët do t’i marrin çdo muaj.

Arena e Lajmit

Sezoni turistik/ Nga nesër efektivët e Policisë së Shtetit do të punojnë 12 orë në ditë për tre muaj, do të paguhen për të gjitha orët shtesë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook