Shefi i Organizimit në PD Klevis Balliu, me anë të një statusi në rrjetet sociale shprehet se opozita dhe të gjithë qytetarët po bashkohen nën flamurin e Partisë Demokratike.
Balliu thekson se presioni i të korruptuarve motivon luftën kundër korrupsionit.
“Presioni i të korruptuarve, motivon luftën kunder korrupsionit!
Qëndresa qytetare, anti korrupsion nuk do të ndalet para presioneve të pushtetit të karteleve dhe te organizatës mafioze 5D.
Mjerim për ata sulmojnë qytetarët në protestë për të drejtat e tyre në proteste kundër një bashki të inkriminuar.
Sot nën flamurin e Partisë Demokratike po bashkohet cdo qytetarë Shqiptar nga jugu në veri per te luftuar kunder rrëmbim e kombit tonë nga ata qe e kane nxjerre ne shitje .
Shqiptaret nuk do te ndalen”, shprehet Balliu.
(Arena e Lajmit)