Pas largimit të Edin Terzic, Borussia Dortmund, ka zyrtarizuar menjëherë pasuesin e kroatit në krye të stolit. Bëhet fjalë për ish futbollistin e kësaj skuadre, Nuri Sahin, I cili ka gjetur akordin me drejtuesit verdh e zinj, Sebastian Kehl dhe Lars Ricken.
Flitet se Nuri Sahin ka firmosu një kontratë, që do ta mbajë të lidhur me klubin deri në vitin 2027. Nuri Sahin ka luajtur si futbollist, 274 ndeshje zyrtare dhe ka realizuar 26 gola me fanellën e Dortmundit. Ai ka drejtuar për dy sezpnte në superligën turke, skuadrën e Antalyaspor.