“Atmosferë e zjarrtë”, Sejatllari nga Dortmundi: Tifozë të shumtë në numër, çmim i kripur bilatash në treg të zi

Shqipëria synon që të marrë sonte një rezultat pozitiv, në ndeshjen e parë të Europanit, atë ndaj Italisë. I dërguari i News 24 në Dortmund, Kristi Sejatllari foli për atmosferën atje, disa orë para sfidës.

Si është atmosfera?

Shifra mund të arrijë edhe në 50 mijë tifozë. Metro-të, trenat, të gjithë ishin plot. Atmosferë e jashtëzakonshme.

Nuk besoj se gjithë ato tifozë do të jenë të pranishëm në stadium, ke ndonjë informacion sa është numri real, në Itali e pranuan humbjen e parë, pushtimin e tifozëve kuqezi.

Këtu po më pyesin shumë tifozë, se ku ka “Fan Zone”. Jo të gjithë tifozët, kanë arritur të sigurojnë një biletë. Këtu ka grupime të zjarrta. Tregu i zi ka lulëzuar në këto orët e fundit. Në Dortmund jetojnë pafund shqiptarë.Këtu po mbizotëron paqja.

Çfarë të ka bërë më shumë përshtypje sot, çfarë të tërhoqi më shumë vëmendje?

Më ka bërë përshtypje fakti që tifozët nuk kanë siguruar dot një biletë. Le të themi, që jam përfshirë shumë në këtë ndeshje. Rrugës për në stadium ka radhë trafiku.

Besoj se do jetë bërë nami edhe në tregun e zi, sa ka shkuar një biletë?

Nga 30 euro që është çmimi, tani mund t’i gjesh me 500 euro. Mund të ketë edhe 1000 euro. Shqiptarët nuk kursehen në këto raste.

Më jep një parashikim për ndeshjen sot?

Kombëtarja jonë është rritur shumë këto kohët e fundit. Italia nuk është më e njëjta, i ka mbetur vetëm emri. Shpresojmë që të marrim një barazim.

(J.S/)

Arena e Lajmit

“Atmosferë e zjarrtë”, Sejatllari nga Dortmundi: Tifozë të shumtë në numër, çmim i kripur bilatash në treg të zi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook