“Broja mund të bëjë ndryshimin, ka cilësi të mëdha”, Duro: Kemi stol luksi, shpresoj te barazimi

Shqipëria përballet me Italinë pas pak minutash, në ndeshjen e vlefshme për Europianin. Trajneri i njohur Shpëtim Duro ishte i ftuar në “Euro 24”, në emisionin e drejtuar nga Trevisa Tufa, ku tregoi këndvështrimin e tij.

“Ngarkesa më e madhe është te Italia. Ambienti, interesimi i madh, rrit patjetër përgjegjësinë e futbollistëve, në veçanti të trajnerit. Kur futesh në lojë, nuk ka më ndikim.

Broja- Broja ka cilësi të padiskutueshme. Ai ka patur probleme gjatë sezonit, çka ndikon shumë. Merkato ndikon te secili lojtar. Përveç cilësive që ka, ka edhe moshën në favor. Broja mund të bëjë ndryshimin në momente specifikë.

E rëndësishme është që të mbajmë rezultatin. Kemi shumë alternativa, pasi kemi lënë në stol Ismajlin, apo lojtarë si Balliu. Kemi potencial në mesfushë si Laçi. Shpresoj te barazimi” – tha ai.

(J.S/)

Arena e Lajmit

“Broja mund të bëjë ndryshimin, ka cilësi të mëdha”, Duro: Kemi stol luksi, shpresoj te barazimi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook