EMRAT/ Ushtruan dhunë fizike ndaj bashkëshorteve, arrestohen dy persona

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër dhe Mat, pas njoftimit të marrë për një shtetas në qytetin e Peshkopisë dhe një shtetas në Burrel, të cilët po dhunonin bashkëshortet e tyre, menjëherë kanë shkuar në adresat e dhëna. Falë ndërhyrjes në kohë, kanë parandaluar dy konfliktet që mund të kishin pasoja të rënda për jetën.

Shërbimet e Policisë arrestuan në flagrancë shtetasit: Agim Hoxha 56 vjeç, banues Burrel dhe Dritan Konesha 39 vjeç, banues në Peshkopi, pasi në mënyrë të përsëritur, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshorteve të tyre.

Komisariati i Policisë Dibër, referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin V.Xh., 52 vjeç, banues në Peshkopi, pasi për motive të dobëta ka kanosur shtetasin Xh.E.

Sektori i Policisë Rrugore, referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin G.M., 43 vjeç, banues në Mat, pasi motomjeti që ky shtetas drejtonte është përplasur me një motorr me drejtues shtetasin italian V.,M. Si pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve, të cilët ndodhen në spital dhe jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Arena e Lajmit

EMRAT/ Ushtruan dhunë fizike ndaj bashkëshorteve, arrestohen dy persona

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook