Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka shkuar sot në Roskovec ku po zhvillon takim me banorët.
Në fund të fjalës së tij kreu i PL mori varrenë duke goditur piketat ku do të ndërtohet TEC-i .
Ai u shpreh se qytetarët duhet të “rrëmbejnë armët” ndërsa ka shtuar se duhen mobilizuar edhe personat të cilët ndodhen jashtë vendit.
“Edhe armët duhen marrë. Mua këtu më keni me kallash në dorë. Nuk më dridhet dora fare. Mobilizoni edhe njerëzit që keni jashtë. Vetëm huri i ndan punët me këta”, tha ai.