Deputeti i Partisë Demokratike Luan Baçi, i ftuar në emisionin Kjo javë në News 24 komentoi faktin që vula e PD-së i kaloi Sali Berishës.
Baçi theksoi se vula e Partisë Demokratike, flamuri i PD dhe simbolet e kësaj partie janë vetëm të demokratëve dhe se këta të fundit “e vulosën” diçka të tillë në Kuvendin e 11 Dhjetorit, kur vendosën ta rithemelojnë partinë.
Luan Baçi: Vula e PD është e demokratëve, flamuri dhe sigla janë të demokratëve, nuk janë as të Berishës e të askujt. Nuk janë gjykatat ata që mund të zgjedhin liderin e partisë. Kam qenë i bindur në drejtësinë e PD-së.
Kam thënë se nuk do gjendej gjyqtar që do të marrë vendim ndryshe. Demokratët morën një vendim më 11 Dhjetor, kur mblodhën Kuvendin dhe u respektua vendimi i tyre, demokratët u riorganizuan.
(Arena e Lajmit)