Euro 2024/ Përfundojnë 45 minutat e para pa fitues në sfidën, Poloni-Holandë (VIDEO)

Këtë të djelë, ishte rradha e “tulipanëve” të zbrisnin në fushën e lojën, në këtë sfidë të parë për Euro 2024, përballë Polonisë.
Të dyja këto kombëtare kishin të përbashkëta në prag të këtij evropiani: mungesat për shkak të dëmtimeve. Holanda që humbi dy mesfushorët e saj më të mirë De Jong dhe Koopmeiners, si dhe sulmuesin Brobei, ndërkohë që polakët humbën për dy ndeshjet e para Lewandovskin dhe sulmuesin e Juventusit, Milik. Titullar në majën e sulmit në këtë ndeshje, ishte Buksa, futbollist që aktivizohet në Superligën Turke.

Por ishte pikërisht ky sulmues, që dërgoi në avantazh Poloninë, në minutën e 16-të, pas një devijimi të saktë me kokë, pas harkimit nga këndorja.
Holanda, gjithsesi nuk u vendos në panik dhe kërkoi menjëherë reagimin, duke tentuar në dy momente me sulmuesin e saj kryesor, Memphis Deepay, por pa rezultat.

Gjithsesi ofensiva e “tulipanëve” u shpërblye në minutën e 29-të , kur një goditje e Gakpos nga jashtë zone, u devijua duke bërë që topi të ndalej në rrjetë, e duke mos i dhënë asnjë mundësi reagimi portierit të Juventusit, Szczesny.

3 minuta nga fundi i pjesës së parë, Holanda i’u afrua ndjeshëm golit të avantazhit, me Gakpo që nga fare pranë portës kundërshtare nuk u koordinua si duhet, pas një pasi perfekt nga e majta, të Ake-s.
Përfundon kështu pa fitues pjesa e parë, 1-1.

 

Arena e Lajmit

Euro 2024/ Përfundojnë 45 minutat e para pa fitues në sfidën, Poloni-Holandë (VIDEO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook