Incidentet nga tifozët shqiptarë në Dortmund, UEFA nis procedurën disiplinore ndaj Shqipërisë

UEFA ka nisur procedurë disiplinore ndaj Shqipërisë për shkak të disa incidenteve në Euro2024.

“Sipas informacioneve të së dielës, UEFA ka ngritur procedurë për hedhjen e sendeve në fushë, ndezjen e mjeteve piroteknike, hyrjen në fushë pa leje dhe përhapjen e një mesazhi provokues nga tifozët shqiptarë.

Zyra e kontrollit, etikës dhe disiplinës së UEFA-s do të shqyrtojë ngjarjet në ditët e ardhshme dhe do të vendosë për këtë çështje”, thuhet në deklaratë, shkruan media zvicerane “Blick”.

“Tifozët shqiptarë ndezën një mjet tymues gjatë lojës. Pak para përfundimit të ndeshjes, një tifoz u fut në fushë me flamur shqiptar. Përveç kësaj, në tribuna valëviteshin disa flamuj të Shqipërisë së Madhe të ndaluar”, shkruan më tej.

Arena e Lajmit

Incidentet nga tifozët shqiptarë në Dortmund, UEFA nis procedurën disiplinore ndaj Shqipërisë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook