Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho doli në konferencë pas humbjes 2-1 ndaj Italisë në Euro 2024.
“I zhgënjyer për rezultatin, i kënaqur për paraqitjen e Kombëtares. Nuk bëm mirë 25 minutat e para, ishin të vështira për ne. Deri në moment të fundit ishim aty në lojë për barazimin.
Kjo mund të ndodhë çdo skuadre, sidomos kur luan me ekipe të nivelit të tillë, mund të jenë të gjitha, qoftë ngarkesa emocionale apo të gjitha.
Fillimisht dua të falenderoj të gjithë shqiptarët që ishin këtu, kishte shumë. Nuk do të harrojmë që kemi bërë rrugëtim fantastik me sakrifica për të arritur këtu. Punojmë 12 orë në ditë për të gjithë, për të fituar. Sigurisht i kam thënë futbollistëve të shijojnë në maksimum për të luajtur në finalet e një Europiani”- tha ai.