Rikthimi pas makthit të Euro2020, Eriksen zbret sërish me Danimarkën në Kampionatin Europian: Mezi pres të luaj!

Christian Eriksen u përball me ndoshta momentin më të vështirë të karrierës së tij në ndeshjen Danimarkë-Finlandë të Euro2020, kur një arrest kardiak krijoi frikë dhe ankth te gjithë të pranishmit në stadiumin e Kopenhagenit.

Sot mesfushori i Manchester United rikthehet sërish në fushtën e blertë të Kampionatit Europian, për të mbrojtur fanellën e Danimarkës në sfidën kundër Sllovenisë, që luhet në orën 18:00 në Shtutgart.

Në sfidën Danimarkë-Finlandë më 12 qershor 2021, ndeshje e vlefshme për raundin e parë të Grupit B, Christian Eriksen i afrohet faullit anësor për t’u shkëmbyer me shokun e skuadrës, por papritur bie në tokë, pa ndjenja. Për mesfushorin, i cili në atë kohë luante për Interin, ishte një rast arresti kardiak . Pasuan minuta frike të madhe: lojtarët e Danimarkës si mburoja, tifozët u ngurtësuan në tribuna dhe prisnin lajme. I ringjallur nga një defibrilator, Eriksen u largua nga fusha i vetëdijshëm.

Eriksen rikujtoi kështu episodin që shënoi karrierën e tij.

“Ngjarja 3 vite më parë? Kanë kaluar tre vjet. Ndërkohë kanë ndodhur shumë gjëra dhe për këtë arsye nuk e mendoj çdo ditë. Sinqerisht. Mezi pres të luaj futboll dhe të mendoj për aspektet pozitive”, tha ai.

Arena e Lajmit

Rikthimi pas makthit të Euro2020, Eriksen zbret sërish me Danimarkën në Kampionatin Europian: Mezi pres të luaj!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook