EMRAT/ Plagosën familjen siriane, arrestohen shqiptari e rusi në Greqi

Policia greke ka vënë në pranga një shtetas shqiptar dhe një rus, të akuzuar për plagosjen me sende të forta dhe armë të 3 pjesëtarëve të një familje siriane në Hania të Greqisë.

Në prangat e policisë ranë Luan Hysa, 30 vjeç nga Thumana e Krujës dhe Artur Kisiev, 46 vjeç nga Rusia.
Rreth orës 19:40 të 15 qershorit, Kisoev dhe Hysa, duke udhëtuar me motor, kanë shkuar së bashku në një dyqan ushqimor në pronësi të sirianit Mohamed Younes, 58 vjeç dhe kanë sulmuar atë dhe dy fëmijët e tij Hussein dhe Marëan Younes 34 dhe 32 vjeç për shkaqe ende të panjohura, duke i goditur me shkop druri dhe duke u shkaktuar lëndime në kokë dhe në gjymtyrët e sipërme. Viktimat e mësipërme kanë tentuar të pengojnë sulmin e tyre, duke nisur një përleshje mes tyre.

Gjatë përleshjes, rusi Artur Kisiev, person me precedentë penalë, ka qëlluar dy 2 herë në drejtim të sirianëve me armë zjarri tip revolver, ku si pasojë është plagosur Hussein Younes në lartësinë e gjurit. Pas të shtënave, autorët janë larguar për t’u vënë në pranga mbrëmjen e së dielës në një zonë bujqësore në Platania. Sirianët e plagosur mësohet se ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore pas marrjes së ndihmës së parë.
()

Arena e Lajmit

EMRAT/ Plagosën familjen siriane, arrestohen shqiptari e rusi në Greqi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook