Këngëtarja Jennifer Lopez ka uruar bashkëshortin e saj, Ben Affleck për Ditën Babait, mes aludimeve për ndarje.
Ajo ka postuar në rrjetet sociale një foto të vjetër të 51-vjeçarit, ndërsa krahas saj shkruan: “Heroi ynë. Gëzuar ditën e babait”.
Çifti kaluan kohë së bashku në rezidencën e tyre prej 60 milionë dollarëshe në Bel Air, Kaliforni.
Këtë të shtunë (15 qershor) ata u panë gjithashtu duke mbërritur në shtëpinë me qira të Affleck në Brentwood, Kaliforni me makina të ndryshme. Lopez nuk ka qëndruar gjatë, pasi pak më vonë është fotografuar duke u larguar me një makinë tjetër.