Skriniar ka luajtur me Lukakun për tr evite tek skuadra e Interit. Pavarësisht se të dy më pas u larguan në destinacione të ndryshme, ata e kanë ruajtur Akoma miqësinë. Në prag të përballjes mes Belgjikës dhe Sllovakisë, ku të dy këta futbollistë do të vihen përballë njëri me tjetrin, ka folu sllovaku.
“Me Lukakun kemi kaluar 3 sezone fantastike tek Inter. E njoh shumë mire belgun, ka shumë potencial fizik dhe ishte shumë e vështirë ta markoje në stërvitje. I kemi shkruar njëri tjetrit disa ditë më pare. Mezi po pres të luajë kundër tij”, përfundoi Skriniar.