Prej mesnatës së djeshme në fshatin Pjezë të Shijakut i është vënë zjarri vendgrumbullimit të përkohshëm të mbeturinave, zjarr i cili la zgjatur deri mesditën e sotme, raporton për Arena e Lajmit gazetarja Klodiana Haxhiaj.
Forcat zjarrëfikëse kanë vënë nën kontroll flakët, por tymi ende vazhdon të krijojë ndotje në zonën përreth.
Sakaq janë marrë masat që mjete të tonazhit të rëndë të hedhin pirgje dheu për të parandaluar përhapjen e flakëve në zonat pranë lumit Erzen ku bimësia është e denduar.