A duhet të drejtohet PD nga një lider i ri? Gjekmarkaj: Ne kemi Berishën, janë diversione…

Diversione i ka konsideruar nënkryetari i PD-së, Agron Gjekmarkaj, hipotezat për një lider të ri të PD-së, në kushtet kur Sali Berisha ndodhet në arrest shtëpie.

Në rubrikën “Opinion” në News24, Gjekmarkaj tha se debate të tilla janë të parakohshme dhe të panevojshme, përderisa PD ka një kryetar legjitim që është pranuar nga të gjithë dhe ai është Sali Berisha.

Gjekmarkaj vuri theksin në projektin që duhet të paraqesë PD duke theksuar se ai do të sjellë ndryshimin që e presin shqiptarët me padurim.

“Fokusi ynë është pikërisht rrëzimi i Qeverisë”, tha Gjekmarkaj.

Ai u shpreh se e shqetëson çdo deklaratë që vjen nga Shtetet e Bashkuara, janë në vijim të qëndrimeve të mbajtura prej 3 vitesh në raport me personat “non grata”, por SHBA nuk kanë ndërprerë komunikimin me zyrtarët e PD-së, nuk kanë penguar bashkimin dhe besoj se koha do të shërojë edhe ato keqkuptime apo probleme që janë krijuar.

Lidhur me paralajmërimet e bëra nga Lulzim Basha se do të bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë lidhur me vendimin e Apelit për vulën dhe logon e PD-së, Gjekmarkaj tha se kjo rrugë e zgjedhur nga Basha duket si një mënyrë për të mbajtur me gajret edhe ata që i kanë mbetur si mbështetës. Gjekmarkaj tha se uronte që të gjithë demokratët të bashkohen në PD, duke i qëndruar deklarimeve të tyre se do të respektojnë institucionet, logon dhe vulën e Partisë Demokratike.

Arena e Lajmit

A duhet të drejtohet PD nga një lider i ri? Gjekmarkaj: Ne kemi Berishën, janë diversione…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook