Deputetja Emilja Koliqi ka dhënë një deklaratë për mediat në lidhje me seancën që po mbahet në Kushtetuese mbi paditë për taksimin e profesioneve të lira.
Ajo u shpreh se administrata ka një paaftësi për të zbatuar ligjin, ndërsa shtoi se është treguar një paqendrueshmëri e sistemit fiskal.
“Besoj që Gjykata Kushtetuese këtë radhë do të jetë në favor të bizneseve dhe shqiptarëve sepse gjithçka rendon mbi ta”, tha ajo.
Fjala e plotë:
Ligjet fiskale të kësaj qeverie kanë pasur ndryshime duke mos krijuar siguri për taksapaguesit. Edhe ky ligj tregoi një jo qendrueshmëri të sistemit fiskal. Ka një vit që është miratuar dhe ka dy akte të cilat e kanë ndryshuar. Administrata paaftësi për të zbatuar ligjin. Ka një mungesë azilesh taksohet edhe sistemi i arsimit privat. Nga 2021 taksimi ishte 0 për profesionet e lira. Besoj që GJK këtë radhë do të jetë në favor të bizneseve dhe shqiptarëve sepse gjithçka rendon mbi ta.