‘BB cilëson dështim Reformën Territoriale’/ Bozdo: Reforma e Ramës ka reduktuar shërbimet për qytetarët. Janë shtuar 13 mijë patronazhistë, ka ndikim negativ tek shqiptarët

Anëtari i Kryesisë së PD-së Enno Bozdo, në një deklaratë për mediat shprehet se edhe Banka Botërore e ka cilësuar dështim Reformën Territoriale.

Bozdo thekson se reforma e iniciuar nga kryeministri Edi Rama ka reduktuar shërbimet për qytetarët. Sipas tij, Rama po përdor 13 mijë patronazhistë më shumë, gjë që ka ndikim negativ tek shqiptarët.

DEKLARATA E ANËTARIT TË KRYESISË SË PD, ENO BOZDO:

Banka Botërore ka folur qartë. Sipas një raporti të fundit të saj, Reforma Territoriale, ndryshe ulja e ndjeshme e numrit të bashkive, ka dështuar rëndë. Kjo reformë e njëanshme dhe pa konsensus politik, larg nga sa pretendon Edi Rama dhe qeveria e tij, ka reduktuar ndjeshëm shërbimet për qytetarët veçanërisht në zonat rurale.

Sipas Bankës Botërore, reforma territoriale e Edi Ramës ka: ‘…rezultuar në shërbime publike të mangëta në zonat kritike, duke përfshirë furnizimin me ujë, menaxhimin e mbetjeve, transportin publik, arsimin, kujdesin për fëmijët dhe reagimin ndaj fatkeqësive –…’

Banka Botërore shton se: ‘..shumica e autoriteteve vendore kanë rezultuar të paafta… dhe për rrjedhojë shërbimet e ofruara janë të pamjaftueshme dhe me cilësi të ulët të shërbimit. Kjo ka pasur ndikim të drejtpërdrejtë negativ në kapitalin njerëzor, mjedisin dhe mundësitë ekonomike…’

Ja pra sesi u katandis reforma territoriale, sukses i padiskutueshëm sipas Edi Rames, dështim i rëndë sipas PD dhe Bankës Botërore.

Jo vetëm që nuk janë kursyer fondet publike, siç premtoi në 2015 Rama, por numri i punonjësve nga rreth 19 mijë përpara reformës, ka vajtur mbi 32 mije pas reformës. Siç kuptohet qarte, diferenca prej 13 mijë punonjësish nuk është gjë tjetër veçse 13 mijë patronazhistë me të cilët Rama krenohet gjithandej.

Sipas llogarive, një patronazhist i këtij lloji i kushton shqiptarëve, duke llogaritur rrogën dhe sigurimet shoqërore, rreth 4500 euro në vit. Kjo është mënyra e re, brutale dhe aspak e sofistikuar, e blerjes së votës në fillesë, me paratë publike, në justifikimin e reformave të këtij lloji.

Ajo që është edhe më flagrante është fakti se reforma territoriale u programua me kujdes, që në gjenezë të saj, të ishte ‘Kali i Trojës’ që opozita të humbte pushtetin vendor në tavolinë, paçka se shqiptarët nuk marrin shërbime dhe se të gjithë e pranojnë se reforma ka dështuar keq dhe përfundimisht.

Emëruesi i përbashkët i reformave të dështuara, që synojnë veç mbushjen e xhepit dhe blerjen me këto para të zgjedhjeve të ardhshme, në një mekanizëm karusel, nuk është tjetër njeri veç Edi Ramës. Emëruesi i përbashkët i grabitjes masive, korruptimit ndërkombëtar, i vjedhjes së votës dhe shpopullimit të Shqipërisë është dhe mbetet Edi Rama. Dhe sa kohë ai të qeverisë, as zgjedhje të lira nuk do të kemi.

Për këtë arsye, opozitarët, të bashkuar në qëllimin e tyre, duhet të kërkojnë qeverinë teknike si garant për standardin minimal të zgjedhjeve të ardhme. Shqiptarët duhet dhe do të votojnë të lirë, sepse vetëm vota e lirë mundëson realisht rrotacionin!

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

‘BB cilëson dështim Reformën Territoriale’/ Bozdo: Reforma e Ramës ka reduktuar shërbimet për qytetarët. Janë shtuar 13 mijë patronazhistë, ka ndikim negativ tek shqiptarët

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook