Berishës rrezikon t’i digjet mandati i deputetit? Gjokutaj tregon çfarë do të ndodhë me ish-kryeministrin

Ish-kryeministri Sali Berisha ndodhet në masën e sigurisë arrest shtëpie prej 30 dhjetorit 2023, me vendim të GJKKO. Berisha akuzohet nga SPAK se ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, për të favorizuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, një ndër pronarët e truallit ku shtrihej kompleksi sportiv, mbi të cilin ndërtoi më pas 19 kulla.

Por pas datës 21 qershor, Berishës rrezikon t’i digjet mandati i deputetit, për shkak se plotësohen plot 6 muaj që nuk ka shkuar në Kuvend. Sipas Kushtetutës, deputetit i digjet mandati kur mungon 6 muaj në seancat e Kuvendit. Megjithatë, juristët ndahen te pjesa e mungesës së Berishës për shkak të arsyes, duke qenë se ish-kryeministri ndodhet në arrest shtëpie me vendim të GJKKO dhe kjo pamundëson daljen e tij dhe pjesëmarrjen në Kuvend.

Avokati Genc Gjokutaj sot pas vendimit të Apelit të GJKKO që la sërish në arrest shtëpie Berishën dhe Malltezin, tha se nuk ka gjasa që ish-kryeministrit t’i digjet mandati i deputetit. Ai theksoi se mungesa e Berishës në Kuvend është me arsye, për shkak të vendimeve të gjykatës.

“Afatet e hetimit i ka përcaktuar ligji, këta i kanë shtyrë. Berisha po qëndron në paraburgim ndërkohë që po kryhen veprime që nuk kanë lidhje me veprën e korrupsionit! Hajde shpjegojeni ju dhe unë bashkë cfarë është kjo estradë juridike që këta po zhvillojnë. Berishës mandatin ja ka dhënë populli. Berisha nuk mungon për shkak të dëshirës së tij. Ne kemi bërë kërkesën në SPAK, në gjykatë, Gjykatë të Lartë dhe ata kanë vendosur në kundërshtim me praktikën! Mungesa e Berishës nuk është për faj të tij dhe mandati i tij mbetet i pacenuar ligjërisht“, tha Gjokutaj.

()

Arena e Lajmit

Berishës rrezikon t’i digjet mandati i deputetit? Gjokutaj tregon çfarë do të ndodhë me ish-kryeministrin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook