Trajneri i njohur, Shpëtim Duro, i ftuar në “Euro 24” në Neës 24 në bisedën e bërë me Trevisa Tufën u shpreh se Shqipëria e ka arritur misionin e vet me kualifimin në Europian, ndërsa theksoi faktin se kuqezinjtë ndaj Kroacisë duhet të luajnë me personalitet.
“Duhet të jemi me këmbë në tokë, përballë kemi skuadrat më të mira të Europës. Sot trajneri tha që është kënaqësi të luajmë me këto skuadra.
E kam thënë nuk është humbje dramatike, luajtëm deri në fund me Italinë. Ajo ndeshje mund të shkonte edhe më keq.
Nesër duhet të bëjmë maksimumin. Bëhet fjalë për një kundërshtar të rrezikshëm, një rival që i aplikon të gjitha mënyrat e lojës. Kombëtarja jonë e ka arritur misionin e vet, me kualifikimin deri këtu.
Le të luajmë me personalitet dhe jo të frikësuar. Të mos ndodhi ajo që ndodhi me Italinë, pra të reagojmë” – tha ai.
(J.S/)