Fëmija 6-muajsh bllokohet në banesë, nëna kërkon ndihmën e zjarrëfikësve që futen me shkallë nga ballkoni

Një fëmijë 6-muajsh ka mbetur për disa minuta i vetëm në banesë, pasi nëna e tij kishte hapur derën e blinduar duke pastruar dhe dera i është mbyllur nga era,duke e lënë nënën jashtë.

Gazetarja Eneida Petova raporton për Arena e Lajmit se ngjarja ka ndodhur në katin e tretë të një pallati shumëkatësh në lagjen “30 Vjetori” të Beratit, në banesën e shtetasit Lulëzim Braja.

Duke qenë se fëmija i mitur kishte ngelur i vetëm brenda në banesë, nëna ka njoftuar menjëherë policinë dhe zjarrëfikësit.

Efektivët e shërbimit zjarrëfikës kanë ndërhyrë me sukses, duke u futur nga ballkoni me anë të shkallëve të emergjencës.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

Fëmija 6-muajsh bllokohet në banesë, nëna kërkon ndihmën e zjarrëfikësve që futen me shkallë nga ballkoni

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook