Një 80 vjeçar u gjet pa shenja jete në anë të rrugës nacionale Roskovec-Berat.
Viktima, i identifikuar si Abaz Metaj dyshohet se ka pësuar arrest kardiak për shkak të temperaturave të larta.
Policia ka nisur hetimet lidhur me ngjarjen, ndërsa trupi i pajetë do i nënshtrohet ekzaminimeve në morgun e spitalit për të zbuluar shkakun e vdekjes.