Igli Tare tregon “recetën” e suksesit ndaj Kroacisë: Të tregojmë uri dhe gatishmërinë për të vdekur në fushë për fanellën

Igli Tare, në një intervistë për “Süddeutsche Zeitung”, dha mendimin e tij për kuqezinjtë, në prag të ndeshjes me Kroacinë.

“Jo rastësisht përfunduan fazën kualifikuese si fitues të grupit. Ata thjesht nuk kanë përvojë në këtë llojë turneu dhe ky ishte problemi kundër Italisë. Filluan të prisnin dhe të mbroheshin thellë. Por ky është një ekip që nuk mund ta bëjë këtë. Dhe po, kjo më zhgënjeu. Ai bëri një punë vërtet të mirë në kualifikuese, pa pasur pak kohë për të punuar vërtet me këtë ekip. Edhe pse i mungon ende përvoja në një turne si ky, prisja pak më shumë prej tij”.

“Duhet të shumë personalitet. Duhet të fitojmë shumë përvojë në këtë turne, por duhet të luajmë edhe me personalitet. Skuadra jonë nuk ka asgjë për të humbur! Ata u vunë në short kundër tre skuadrave që janë jo vetëm favoritë për të fituar grupin, por edhe pretendentët për titull: Italia, Kroacia, Spanja – për mua ato janë në të njëjtin nivel me Gjermaninë. Pres një lojë fizike kundër Kroacisë. Skuadra jonë duhet të përmirësohet në mbrojtje. Mbi të gjitha, përpara, të gjithë duhet të sakrifikojnë veten për ekipin në punën mbrojtëse, deri në rraskapitje. Kur dikush është i lodhur, duhet t’i lërë vend dikujt të ri. Unë bëj vetëm një kërkesë: Skuadra jonë duhet të tregojë uri dhe gatishmërinë për të vdekur në fushë për fanellën”,  – tha ai.

Arena e Lajmit

Igli Tare tregon “recetën” e suksesit ndaj Kroacisë: Të tregojmë uri dhe gatishmërinë për të vdekur në fushë për fanellën

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook