Një trup i pajetë është gjetur në bregun e liqenit të Fierzës.
Policia njofton se viktima duhet të jetë e moshës rreth 35-vjeç, por identiteti i saj mbetet ende u panjohur.
Gjatë këqyrjes së trupit të pajetë nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se kjo shtetase është vetëmbytur.
Kukës/Informacion paraprak
Në orët e para të mëngjesit, në vendin e quajtur “Shtrazë”, në bregun e liqenit të Fierzës, është konstatuar e pajetë një shtetase ende e paidentifikuar, rreth 35 vjeçe.
Gjatë këqyrjes së trupit të pajetë nuk janë konstatuar shenja dhune. Nga të dhënat paraprake dyshohet se kjo shtetase është vetëmbytur.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e kësaj shtetaseje dhe për zbardhjen e rrethaneve të humbjes së jetës.