Lazimi: Rritja e pagave të administratës, nuk besoj se do të ndikojë në rekrutimin e të rinjve

Eksperti i ekonomisë Majlind Lazimi në emisionin Open në News24 tha se rritja e pagave në administratën publike nuk mendoj se do të thithë rekrutimin e të rinjve apo të rejave.

Lazimi tha se përveç rritjes së pagave duhet të ketë një rishikim të numrit të punonjësve të administratës.

“Ndoshta mund të ketë një reduktim, përderisa shumë shërbime po kryen online”, tha Lazimi. Sipas tij, ky reduktim i administratës mund të çonte në një dyfishim të rritjes së pagave për ata që do të ishin pjesë e administratës.

Lazimi tha se rritja e pagave nuk do të ketë asnjë efekt për të thithur të rinjtë në administratë, por ndoshta mund të shihet si një mundësi e mirë për ata që janë në administratë.

Arena e Lajmit

Lazimi: Rritja e pagave të administratës, nuk besoj se do të ndikojë në rekrutimin e të rinjve

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook