Shqipëria do të përballet të mërkurën me Kroacinë, në ndeshjen e dytë të Euro 2024. Në prag të këtij takimi, në konferencë për shtyp u shfaq trajneri i kuqezinjve, Sylvinho. Numri një i pankinës u shpreh se e kupton shkallën e vështirësisë, por tha se është optimist.
“Ky është grup i vështirë, patjetër. Ky është një gëzim i madh që jemi këtu. Nuk ka negociata fare, ne do të bëjmë më të mirën. Ky është një kompeticion është i mrekullueshëm, asnjëherë nuk do heq dorë nga kualifikimi.
Ne kemi respektuar Italinë, deri në minutën e fundit kemi rrezikuar shumë dhe i jemi afruar barazimit. Ndoshta fitojmë” -tha ai.
(J.S/)