Në Zvicër/ Balla takohet me ministrin e Drejtësisë e Policisë, prioritet ekstradimet

Ministri i Brendshëm Taulant Balla u takua në Bern, me ministrin e Drejtësisë dhe Policisë të Zvicrës, Beat Jans, me të cilin bisedoi për rritjen dhe forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar, narkotikëve dhe drogave sintetike si edhe migracionit të paligjshëm.

Ministrat trajtuan gjithashtu si prioritet edhe çështjen e ekstradimeve të shtetasve që kërkohen nga drejtësia.

“Synojmë të ngremë Ekipe të Përbashkëta Hetimore në kuadër të Europol dhe Interpol, si dhe bashkëpunim në gjetjen e personave në kërkim dhe për ekstradimet,” – thekson Ministri Balla në një postim enkas për këtë takim.

Ministri Shqiptar nënvizon faktin se nisur nga të dhënat e 6-mujorit të parë, në Shqipëri pritet të vijnë rreth 100 mijë turistë zviceranë.

Vendi po përjeton një ‘boom’ turistik si asnjë vit tjetër më parë.

Ky takim i sotëm është pjesë e një turi që Ministri i Brendshëm po zhvillon në Gjermani e Zvicër.

Arena e Lajmit

Në Zvicër/ Balla takohet me ministrin e Drejtësisë e Policisë, prioritet ekstradimet

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook