Arrestohet 32-vjeçari në Dibër, pasi akuzohet se luante lojëra të paligjshme fati. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave përfundoi shtetasi me inicialet G.H., banues në Klos, për veprat penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, “Organizimi i llotarive të palejuara”.
NJOFTIMI I POLICISE
Vijojnë kontrollet intensive në kuadër të “Sundimit të Ligjit”, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive. Gjatë kontrolleve në qytetin Klosit, u godit një tjetër rast i veprimtarisë së jashtëligjshme të lojërave të fatit. Policia nis procedimin penal për pronarin e lokalit.
Arrestohet dhe një 21-vjeçar, në Dibër, i cili lëvizte me dorezë metalike. Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin G.H., 32 vjeç, banues në Klos, për veprat penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, “Organizimi i llotarive të palejuara”. 32-vjeçari, u kap në flagrancë nga forcat “Shqiponja”, teksa në lokalin e tij, po organizonte veprimtarinë e jashtëligjshme të lojërave të fatit.
-Në Dibër, u arrestua në flagrancë shtetasi B.D., 21 vjeç, banues në Dibër, pasi gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një dorezë metalike (përforcues grushti). Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
()