E përplasin me makinë dhe më pas e rrahin, 5 persona bëjnë për spital 18-vjeçarin

Një 18 vjeçar është rrahur nga disa persona në Korçë, raporton për Arena e Lajmit, gazetarja Lorena Kodra.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 17 në afërsi të rrethrrotullimit të Voskopojës.

Mësohet se autorët pasi e kanë rrahur 18 vjeçarin, duke e goditur edhe me mjete të forta, janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Ende nuk dihet se si ka nisur konflikti, ndërkohë 18 vjeçari po merr mjekim në spitalin e Korçës.

Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi nga Policia

Korçë/Goditën me automjet dhe me sende të forta një 18-vjeçar duke i shkaktuar dëmtime fizike, Policia vijon intensivisht punën për kapjen e 5 shtetasve, autorë të dyshuar të ngjarjes së ndodhur sot, në lagjen nr. 17.

Më datë 19.06.2024, rreth orës 14:30, në lagjen nr. 17, Korçë, shtetasit S. S., 33 vjeç, S. S., 25 vjeç, Dh. D., 38 vjeç, A. D., 27 vjeç dhe M. B., 39 vjeç, banues në Korçë, të cilët lëviznin me automjetin tip “Range Rover”, dyshohet se kanë përplasur automjetin me drejtues shtetasin M. J., 18 vjeç dhe më pas janë konfliktuar fizikisht me të.

Gjatë konfliktit, pesë shtetasit e lartpërmendur dyshohet se e kanë goditur me sende të forta 18-vjeçarin, duke i shkaktuar dëmtime trupore.

Po nga deklarimet e 18-vjeçarit dyshohet se një prej autorëve ka patur një send, në dukje si armë zjarri.

Vijon puna për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve të dyshuar të ngjarjes.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin me prova ligjore të kësaj ngjarjeje.

Arena e Lajmit

E përplasin me makinë dhe më pas e rrahin, 5 persona bëjnë për spital 18-vjeçarin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook