Euro 2024/ Sylvinho nuk fshihet: Kam skuadër me ambicie, ndeshjen ndaj Kroacisë e kujtojmë gjithë jetën

Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho doli në konferencë pas barazimit 2-2 në Euro 2024 ndaj Kroacisë.

“Mendoj që ne bëmë një ndeshje shumë të mirë. E merituam rezultatin kishim përballë një skuadër të jashtëzakonshme, respekte për trajnerin, lojtarët. Në bëmë mirë. Pjesën e parë kishim mundësi të shkonim dhe 2-0. Në pjesën e dytë morëm dy gola dhe pastaj arritëm të barazonim. 5 minutat e fundit do të mbeten në mendjen e të gjithë shqiptarëve.

Jemi ambiciozë, në dhoma kemi shumë lojtarë të rinj, ambiciozë që po fitojnë shumë nga eksperiencë. Është e vërtetë që sot u prezantuam më mirë. Po të kishte hyrë ai topi i Manajt me Italinë, sot do të flisnim ndryshe. Kemi shumë lojtarë të rinj që po marrin eksperiencë. Të shohim ndeshjen Itali-Spanjë dhe pastaj flasim”, tha Sylvinho.

Euro 2024/ Sylvinho nuk fshihet: Kam skuadër me ambicie, ndeshjen ndaj Kroacisë e kujtojmë gjithë jetën

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook