Kërcënohet deputeti socialist, Braçe: Më kërkojnë të heq dore nga mbrojtja e tokës së lumit Seman

Kërcënohet deputeti i PS-së, Erion Braçe. Ka qenë ky i fundit ai që ka bërë të ditur këtë fakt përmes një mesazhi në rrjetet sociale.

Ai tha shkruar se ka marrë kërcënime për të hequr dorë nga mbrojtja e tokës së lumit Seman pranë fshatit Imshtë.

Postimi i Braçes:
Kam marrë një kërcënim dje nga njëfarë zoti Çekrezi-kështu prezantohet; është nga këta zëngjinët e rinj përhapur në këtë vend, plot arrogancë e tërbim. Sot, një ditë më pas, policia në Lushnjë, ka thërritur katër banorë të fshatit Imshtë-me i riu 65 vjeç, me i vjetri 82 vjeç; për të njëjtën gjë-përmbajtje, siç kërcënimi ndaj meje. Çfarë më kërkonte zoti Çekrezi; të hiqja dore nga mbrojtja e tokës së lumit Seman pranë fshatit Imshtë; të hiqja dorë nga mbrojtja e interesave të banorëve të këtij fshati; këtë-sipas tij duhet ta bëja publikisht!
Pra, më kërkonte të mos jem ky që jam e të mos bëj punën që kam; domethënë të mos mbroj interesin publik dhe të mos përmbush detyrimet e mia ndaj njerëzve që më kanë votuar e më kanë dhënë këtë punë! Tani dëgjo pak; e para, unë nuk kam frikë nga kush, madje përballjen e kam mënyrë jetese;
e dyta, për asnjë arsye private-përfshi dhe interesat e tua tregtare, nuk do tradhtoja njerëzit, interesin publik e betimin e bërë në Kuvend! Ndërkohë që mos vazhdosh ti dhe ai që të asiston, të hani të dy apo të gjithë majdanoz, qoftë edhe bio e nga Imshta, po të fus në hullinë e ligjit; ligji nr 111/2012 për menaxhimin e integruar të burimeve ujore- në nenin 5 dhe VKM nr 748 date 1. 12. 2022 për përcaktimin e zonës, distancës dhe gjerësisë së brigjeve të burimeve ujore-në kreun 2, pika 6, germa dh, përcaktojnë qarte se:
Në lumenjtë e mbrojtur me argjinaturë… zona, distanca dhe gjerësia e bregut, është hapësira mes argjinaturave dhe vijës ujore; zona, distanca dhe gjerësia e bregut është pronë e shtetit e patjetërsueshme dhe e paparashkrueshme, administrohet nga strukturat shtetërore.
E gjithë toka që zotrrote pretendon është në këtë hapesirë që me ligj është pronë e shtetit! Kuptove? Tani shporru nga telefoni im! ndërkohë: Po i bëj thirrje çdo strukture shtetërore të mos i bjerë ndesh interesit dhe pronës së shtetit në token e lumit Seman dhe çdo lumi tjetër;
do të jetë e rëndë përgjigja! shkruan Brace.
()

Arena e Lajmit

Kërcënohet deputeti socialist, Braçe: Më kërkojnë të heq dore nga mbrojtja e tokës së lumit Seman

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook