Kompania mëmë e TikTok-ut prezanton një aplikacion të ri, rival të Instagram-it

ByteDance, kompania mëmë kineze e aplikacionit TikTok, ka zbuluar një aplikacion të ri të quajtur “Whee”, që duket një rival i Instagramit të Metës. Aplikacioni i ri është aktualisht i disponueshëm për shkarkim në disa vende, duke përfshirë Indinë dhe Brazilin, por nuk është ende i aksesueshëm në Shtetet e Bashkuara.

Sipas disa screnshot-eve të aplikacionit që po qarkullojnë online, Whee paraqet një ndërfaqe të njohur, që të kujton Instagramin, por të përshtatur posaçërisht për të ndarë fotot që janë të dukshme vetëm për miqtë.

Kompania mëmë e TikTok-ut prezanton një aplikacion të ri,

Qasja vetëm për miqtë theksohet edhe në pamjet që qarkullojnë, ku thuhet: “Shpërndaje vetëm me miqtë”, “E krijuar për miqtë” dhe “Pëlqeje dhe komento vetëm me miqtë”.

Kompania mëmë e TikTok-ut prezanton një aplikacion të ri,

Sipas screenshot-eve, aplikacioni ka një ndërfaqe të thjeshtë me tri skeda; për kamerën, kryefaqen dhe mesazhet. Ai gjithashtu përmban një buton njoftimi të ngjashëm me Instagramin në krye.

Whee vjen pas aplikacionit tjetër të prezantuar nga ByteDance, TikTok Notes, gjithashtu i ngjashëm me Instagramin për ndarjen e fotove dhe teksteve. Është e paqartë pse funksionaliteti i aplikacionit vetëm për miqtë nuk mund të integrohej në aplikacionin Notes, ngjashëm me mënyrën se si Instagram trajton llogaritë private dhe publike. Për më tepër, kompania nuk ka zbuluar se kur ose nëse Whee do të jetë në dispozicion në mbarë botën.

Arena e Lajmit

Kompania mëmë e TikTok-ut prezanton një aplikacion të ri, rival të Instagram-it

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook