Një oficer i krimit ekonomik është dhunuar pasditen e kësaj të mërkure në Korçë.
Raportohet se ngjarja është regjistruar rreth orës 16:00.
Sipas policisë bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në një lokal në qytetin e Korçës ku një i dehur e ka goditur oficerin me grusht në fytyrë.
Policia bën të ditur gjithashtu se personi që ka goditur oficerin është shoqëruar në polici ku do kryen të gjitha veprimet e tjera proceduriale.