LIVE/ Kroacia shton presionin, Shqipëria bëhet “mur”, 30 minuta nga fundi (VIDEO)

Shqipëri-Kroaci 1-0

Shqipëria dhe Kroacinë përballen me njëra tjetrën në Hamburg, në ndeshjen e vlefshme për Europianin. Kuqezinjtë synojnë suksesin, ndaj një skuadre që nuk është përballur asnjëherë në histori ndaj tyre. Në krahun tjetër,edhe  kroatët vijnë në këtë takim të etur për pikë, pasi deri më tani nuk kanë grumbulluar asnjë.

Formacioni zyrtar i Shqipërisë është ajo 11-she titullare që News 24 mësoi ekskluzivisht 2 orë përpara fillimit. Kombëtarja me dy ndryshime, në stol Seferi dhe Broja, ndërsa nga minuta e parë Laçi dhe Manaj. Te Kroacia, në fushë janë më të mirët.

Formacionet zyrtare:

Shqipëria: Strakosha, Hysaj , Ajeti, Gjimsiti, Mitaj, Ramadani,  Asllani,  Laçi, Bajrami, Asani, Manaj. Trajner: Sylvinho.

Kroacia: Livakovic, Stanisic, Sutalo, Gvardiol, Perisic, Modric, Brozovic, Kovacic, Majer, Petkovic, Kramaric. Trajner: Zlatko Dalic.

Minutë pas minute:

60- Shqipëria përpiqet të dalë përpara, e ka të vështirë.

57- Ajeti i largon një top të rrezikshëm Petkovicit, shpëton porta kuqezi.

52-Kovacic gjen hapësirë dhe godet. Pret Strakosha, i ndihmuar edhe nga një devijim që i ka ulur forcën topin.

46- Nis e dyta.

45- Mbyllet fraksioni.

30- Asllani gabon me një penallti në lëvizje.

29- Super-goditje nga Hysaj, Shqipëria ushtron presion. Mbrojtësi i afrohet golit.

19- Provon Brozovic, pa rezultat.

18- Shqipëria kujdeset në prapavijë, nuk lejon hapësira. Kroatët në sulm.

11- Gollll. Shqipëria realizon me Laçin, kryesojmë në Hamburg.

1- Nis ndeshja.

Atmosfera para ndeshjes:

  • foto galeri
  • foto galeri

(J.S/)

Arena e Lajmit

LIVE/ Kroacia shton presionin, Shqipëria bëhet “mur”, 30 minuta nga fundi (VIDEO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook