Ndodh befasia në Hamburg/ Zbulohet numri i tifozëve shqiptarë në stadium kundër Kroacisë (VIDEO)

Stadiumi “Signal Iduna Park” i Dortmundit u dominua nga tifozët shqiptarë. 50 mijë kuqezi zotëruan shkallët e stadiumit, kundrejt vetëm 10 mijë italianëve. Kuqezinjtë humbën sfidën me shifrat 1:2 pavarësisht entuziazmit dhe mbështetjes që kishte kombëtarja.

Mirëpo, befasia ndodh në “betejën” e dytë të Shqipërisë në Hamburg. “Volksparkstadion” nuk do të ketë zotër shqiptarët, por kroatët. Gazetari i News24, Kristi Sejatllari i cili po ndjek nga afër kombëtaren shqiptare në Euro2024 raportoi detaje interesante nga ajo që pritet të ndodhë nesër në skajin verior të Gjermanisë. “Tifozë shqiptarë në stadium pritet të jenë 15 mijë. Stadiumi i Hamburgut ka një kapacitet prej 49 mijë vende. Numri më i madh do të jetë i tifozëve kroatë”, tha Sejatllari.

Në orën 15.00 Shqipëria do të luajë me Kroacinë sfidën e dytë të grupit e cila shihet si përcaktuese për të ardhmen e kuqezinjve në Euro2024.

()

Arena e Lajmit

Ndodh befasia në Hamburg/ Zbulohet numri i tifozëve shqiptarë në stadium kundër Kroacisë (VIDEO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook