Paraqitja e Shqipërisë në Euro2024, Baçi: Kombëtarja përballon presionin, jemi në grup ferri

Gazetari Agim Baçi në rubrikën “Opinion” në News24  duke folur për ndeshjen e kombëtares shqiptare ndaj asaj kroate, tha se kemi treguar se dimë të përballojmë një skuadër e cila është nënkampione e Botës, barazoi Brazilin në minutën e 118, kanë emra të mëdhenj.

Baçi tha se Shqipëria bën pjesë në atë që quhet grupi i ferrit, me skuadra që janë në elitën e Botës.

“Vendosëm Italinë në vështirësi, vendosëm Kroacinë në vështirësi, reaguam në minutat e fundit, kemi Spanjën”, tha Baçi.

Ai tha se duhet të jemi krenarë me kombëtaren, ndërsa i konsideroi të papranueshme ato sulmet përmes rrjeteve sociale që iu bënë Hysajt.

“Është shumë e rëndësishme që duhet mbështetur sporti, është kaq masiv dhe këta djem të kombëtares po japin gjithçka.

Italia e ka troditë pjesëmarrjen në Europianë dhe Botërorë, ndërsa ne kemi një pjesëmarrje dy herë gjithsej në Europianë.

Kombëtarja jonë mund të luftojë kundrejt çdo kombëtareje me dinjitet. Kemi lojtarë si Asllani, Gjimshiti që dinë të përballojnë, Hysajn në pjesën më të madhe të lojës ishte i karikuar”, tha Baçi.

Arena e Lajmit

Paraqitja e Shqipërisë në Euro2024, Baçi: Kombëtarja përballon presionin, jemi në grup ferri

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook