Dhunuan një person dhe rrëmbyen një tjetër/ Ndalohen dy shtetas mbi ngjarjen e djeshme në Korçë, pesë në kërkim, mes tyre edhe…

Korçë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, në lidhje me një konflikt midis disa shtetasve, të ndodhur në lagjen nr. 17, Korçë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë, në drejtimin e Prokurorisë, vijuan veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes.

Në vijim të veprimeve hetimore u ndaluan shtetasit:

M. J., 18 vjeç (i dëmtuari nga konflikti i djeshëm) dhe A. B., 40 vjeç, banues në Korçë.

Nga veprimet e thelluara hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, disa ditë më parë, dyshohet se kanë goditur fizikisht njërin nga shtetasit e shpallur në kërkim në lidhje me ngjarjen e djeshme, konkretisht A. D., 27 vjeç, banues në Korçë dhe dyshohet se i kanë hequr lirinë një shtetasi tjetër, ku për arsye hetimore, nuk mund të jepen të dhëna të tjera.

Vijon puna intensive për kapjen e shtetasve S. S., 33 vjeç, S. S., 25 vjeç, Dh. D., 38 vjeç, A. D., 27 vjeç dhe M. B., 39 vjeç, banues në Korçë, të shpallur në kërkim në lidhje me këtë ngjarje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

Arena e Lajmit

Dhunuan një person dhe rrëmbyen një tjetër/ Ndalohen dy shtetas mbi ngjarjen e djeshme në Korçë, pesë në kërkim, mes tyre edhe…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook